Presioni mbi opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare

Prishtinë | 28 Kor 2018 | 07:56 | Nga

Kuvendi i Kosovës është kthyer në institucion jofunksional prej kur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po e bojkotojnë votimin e projektligjeve që dërgohen në këtë institucion.

Ndryshimi i vetëm në mes dy partive opozitare është se LVV-ja ka shfaq shenja “mirëkuptimi” për marrëveshjet ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Strategjia e bojkotit ka bërë që shumë projektligje të mos votohen dhe jo vetëm për shkak të përmbajtjes së tyre, por edhe për mungesë të kuorumit . Madje, ndryshe nga praktikat e dikurshme të “rebelimit” të opozitës kur deputetët e saj mungonin në seancë, tash ata konfirmojnë ardhjen në seancë, bëhen pjesë e diskutimeve, por bojkotojnë të bëhen pjesë e votimit – qoftë edhe me votën kundër.

“Inatet” politike, sidomos të LDK-së, nga analistët cilësohen si veprime demokratike, por në raport me detyrimet ndërkombëtare, sipas tyre ato janë të rrezikshme dhe me pasoja.

Sipas hulumtuesit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Artan Murati, veprimet e opozitës nuk i bëjnë dëm pushtetit, por perspektivës së qytetarëve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme