“Presioni për ratifikimin e demarkacionit i panevojshëm”

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 09:58 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E Drejta Ndërkombëtare i jep të drejtë shteteve të ratifikojnë marrëveshjet ndërkombëtare kur ata shprehin pëlqim ose kur e shohin të arsyeshme.

Prandaj edhe presioni për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi është e panevojshme, ka konstatuar Martin Berisha anëtar i komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror dhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

“Kur është dërguar marrëveshja për nënshkrim është hequr një hartë, janë 6 fleta dhe janë dërguar vetëm 5 fleta që janë nënshkruar me datë 25 gusht. Parashtrohet pyetja se a ka qenë kjo pika kthesë që është thyer mirëbesimi dhe nëse po është shumë qartë mundësia për ratifikim nënkupton edhe mundësinë për refuzim. Nuk çuditem kur ambasadat e huaja thonë se duhet të jepet zgjidhje. Nuk guxon askush të bëjë presion, të thotë ratifikoje ose mos e ratifiko, këtu shkelet parimi tjetër”.

“Ne kemi të drejtë se a do ta ratifikojmë marrë veshjen apo bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe shteti e ka lirinë e plotë që kurdo herë pas nënshkrimit ta shpreh pëlqimin e vet rreth marrëveshje ta ratifikoj apo mos ta ratifikoj dhe nuk ka nevojë t’i arsyetohet askujt e të shoh se çfarë mund të bëhet nëse nuk ndodh”.

“Kufiri nënkupton mbështjellës tradicional të sovranitetit dhe kur flitet për sovranitet atëherë disi në ndër dije e kemi shti konceptin e 2/3 të sovranitetit. Ne kemi të bëjmë me një kufi me një shtet shumë mik tonin me shtetin e Malit të zi. Ne gjithmonë duhet të kemi parasysh se për të lidhur marrëveshje me një shtet duhet të jenë parakushtet që duhet marrë parasysh është fqinjësia e mirë vullneti i dy shteteve për të bërë kufiri dhe dëshira për ta mbështjellë atë të kufirit”.

 

Të ngjashme