Prestigjiozja franceze NRJ shkruan për Rita Orën dhe dashurinë e saj të madhe për Kosovën

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

“E lindur në Prishtinë, Rita Ora kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e saj për vendlindjen. Në vitet e fundit, ajo ka rritur vëmendjen e saj në këtë vend ballkanik”, kështu e nis shkrimin e saj për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, një prej mediave më prestigjoze franceze, NRJ.

“Gjuhën shqiptare, Rita Ora e dinte shumë pak nga prindërit e saj”, vazhdon tutje përshkrimi për artisten shqiptare.

Pak pasi mbushi 1 vjet, këngëtarja e hitit “Your Song”, do të rritej në Evropë deri në fillim të karrierës së saj muzikore.

Megjithatë, Rita Ora nuk e ka harruar origjinën e saj. Në vitin 2012, këngëtarja shqiptare shkel në qytetin e saj të saj të lindjes, për xhirimet e klipit “Shine Ya Light”.

Megjithëse ka kaluar vetëm disa muaj atje, Rita Ora është një nga personalitetet më të njohura në Kosovë.

Me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit, Rita Ora u ftua për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit.

E lindur me emrin Rita Sahatçiu, artistja shqiptare e ofroi këtë koncert falas.

“Tashmë ambasadorja e Kosovës, Rita Ora, është dekoruar edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për promovimin e Kosovës në botë”, përmbyll shkrimin e saj për artisten shqiptare, prestigjiozja NRJ.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme