Prestreshi: VV ka qenë e informuar së eksponentët e saj po e helmojnë rininë me drogë

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka shkruar në facebook se partia në pushtet ka qenë mirë e informuar së eksponentët e saj politikë po e helmojnë kryeqytetin dhe rinin e sajë, duke i’u shitur drogë, dhe elemente tjera kimike të gatuara nëpër laborator të ndryshëm.

Ky reagim i Prestreshit ka ardhur pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, të cilit, si pjesë e një grupi kontrabandues në Shqipëri, u janë zënë mbi 11 mijë doza drogë, që kapin shumën rreth gjysmë milioni euro.

Prestreshi ka thënë se shqetësim për të është se mos vendi ka të bëjë me ndonjë kartel të drogës, ku sipas tij, mbrapa tij qëndron partia që udhëheqë shtetin.

Postimi i plotë:

Ka kohë që janë ndëgjuar fjalë në kryeqytet që njerëz të caktuar të VV-së merren me shit-blerjen e drogës, distribuimin e sajë.

Shqetësimi im më i madhë është se partia në pushtet ka qënë mirë e informuar së eksponentët e saj politikë po e helmojnë kryeqytetin dhe rinin e sajë, duke i’u shitur drogë, dhe elemente tjera kimike të gatuara nëpër laborator të ndryshëm.

11,000 kapsula të MDMA apo thënë ndryshe ecstasy, janë gatuar mesiguri në Kosovë!
Div. Anti droge në kuadër të PK-së në bashkëpunim me prokurorin urgjentisht duhet të aktivizohen dhe të japin sqarime.

Frika e dytë është mos vallë kemi të bëjmë me ndonjë kartel të drogës ku mrapa tij qëndron partia që udhêheqë shtetin?

Të ngjashme