Theresa May njoftoi sot se do të largohet nga funksionet e saj si kryeministre para fazës së ardhshme të negociatave të Brexit.
Më poshtë vijon një listë me pretendentë të shpallur ose të mundshëm për zëvendësimin e saj brenda Partisë Konservatore.
Boris Johnson, rivali i përjetshëm
Ish-kryebashkiaku i Londrës ishte një prej artizanëve të mëdhenj të fitores së Brexit në referendumin e qershorit 2016. I emëruar ministër i Punëve të Jashtme nga Theresa May, ai nuk ka reshtur së kritikuar strategjinë e saj në negociatat me Brukselin, para se të largohej nga qeveria për të mbrojtur idenë enjë ndarje të ashpër me BE-në. Ai shihet si favoriti kryesor edhe nga bastevënësit.
Michael Gove, shpirti rebel
Ministër i Mjedisit dhe kundërshtar i betuar e materialeve plastike, ky euroskeptik 51-vjeçar luajti një rol të kujdesshëm për mbështetësit e Brexit në qeverinë e May. Mbështetës i Boris Johnson gjatë fushatës për referendum në vitin 2016, Michael Gove nuk e mbështeti më në çastin kur Johnson po përgatitej të merrte kreun e qeverisë, duke prezantaur kandidaturën e vetë.
Në këtë çast, ai mund të shfaqet si një kandidat i konsensusit falë pozicioneve të tij të zbutura.
Jeremy Hunt, mbështetësi i ri i Brexit
Në moshën 52-vjeçare, ministri i Punëve të Jashtme kishte mbështetur qëndrimin në BE në vitin 2016, para se të ndërronte mendim, i zhgënjyer nga qasja arrogante e Brukselit në negociata.
Dominic Raab, ujku i ri
I emrëuar ministër i Brexit në korrik, Dominic Raab kishte dhënë dorëheqjen katër muaj më pas, në mosmarrëveshje me Theresa May në lidhje me marrëveshjen e largimit nga BE-ja të arritur me Brukselin, duke e gjykuar të keq për ekonominë dhe demokracinë britanike.
Mjeshtër në karate, ish-avokat i specializuar në të drejtën ndërkombëtare, euroskeptik i pastër, ai është pjesë e gardës së re të konservatorëve.
Sajid Javid, kundërshtari i Brexit
Ish-bankier dhe djal i një shoferi pakistanez autobusësh, Sajid Javid, 49 vjeç, është një figurë me influencë në Partinë Konservatore.
Mbështetës i thaçerizmit dhe tregut të lirë, ku ish-euroskeptik u reshtua kundër Brexit në çastin e referendumit.
Të jashtmit
Amber Rudd : mbështetëse e ardhjes në pushtet të Theresa May, ajo bëri emër duke trashëguar protofolët e Ministrisë së Brendshme, më pas të Punës. Por reputacioni i saj për eurofile mund ta dëmtojë.
Jacob Rees Moog : shumë aktiv muajt e fundit, shef i “European Research Group”, një grup shumë influent me deputetë euroskeptikë, është bërë një prej figurave më të afërta për mbështetësit e Brexit.
Andrea Leadsom : finaliste fatkeqe në garën për postin e shefit të qeverisë në 2016 përballë Theresa May, ministrja e ngarkuar me Marrëdhëniet me Parlamentin është një mbështetëse e flaktë e Brexit