Prezantohen planet për menaxhimi Qendrës historike në Prizren, kërkohet të ruhet trashëgimia kulturore

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 14:15 | Nga Fitore Berisha

Kryeministrin Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi kanë marrë pjesë në prezantimin e planeve të menaxhimi të Qendrës historike në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Hoti me këtë rast tha se kjo është një ngjarje e veçantë ngase po mundësohet ruajtja e trashëgimisë kulturore  për brezat e ardhshëm.

“Kjo ngjarje do të ishte e udhës të organizohej në Prizren. Por në muajt e pranverës të jemi në Prizren. Uroi ministren dhe poashtu kryetarin Haskuka”.

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) Vlora Dumoshi, ka thënë se Muzeu Kombëtar edhe në këtë kohë pandemie mbetet nga institucion që po na bën bashkë.

“Sot jemi për prezantimin e planin e menaxhimit. Gjatë punë kemi pasur dhe sfida, por përkushtimi ka bërë që të tejkalohen. Shpreh mirënjohje për ambasadën e Amerikës në Kosovë”.

“Qendra historike e Prizrenit vazhdon të mbetet prioritet i Qeverisë. Është hartua projekti për ndërtesën e ish-burgut në Prizren dhe jemi në procedure përfundimtare për disa projekte në Prizren. Do të angazhohemi në finalizimin e memorandumit për ndërtimin e filigranit”.

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, tha se trashëgimia kulturore duhet që të ruhet në mënyrë që të kemi çka të iu prezantojmë brezave të ardhshëm, raporton EO.

“Kemi probleme lidhur me UNESCO sa i përket aspekteve ndërkombëtare. Një ditë të bëjmë aplikimin për listën e trashëgimisë botërore. Mendoj që këto dokumente që po bëhen nga ana e ministrisë së Kulturës do të ndihmojnë t’i ruajmë këto monumente sa më mirë”.

“Vitin e ardhshëm do të fillojmë rrugën Marlin Barleti në Prizren dhe projekti është gati. Sa më shpejt të bëjmë përurimin e punimeve në atë pjesë. Mendoj që muzeu i filigranit do të na ndihmojë në këtë fushë”.

Të ngjashme