Prezantohet plani për rezidencën qeveritare me 1 milion metra katror

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 12:07 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institucionet e vendit, mund të bëhet bashkë në një rezidencë, ku do të vendoseshin në një hapësirë prej 1 milion metra katror, raporton Ekonomia Online.

Kjo sipas projektit “Ndërtimi i Kompleksit (Rezidencave) Qeveritar”, i cili u prezantua në kabinetin qeveritar.

Eksperti Uragan Alija ka prezantuar zhvillimin e këtij projekti, sipas tij, rreth 1 milion metra katror i takojnë ekzekutivit, investim i cili sipas tij, mund të bëhet me 0 kosto për Qeverinë.

“Ne jem nis dhe kemi ardh me propozim duke u bazuar në praktikët ë tregut se si qeveria e Kosovës mund të përfitoj 1 milion metra katror pa asnjë investim. Kjo mund të ndikoj sjellje të investitorëve të rinj dhe vende të reja të punës. 3.4 milion metra katror pritet të ndërtohen. Rreth 1 milion metra katror i takojnë qeverisë. Më shume se 1 miliard investime. Gjithë ky përfitim për qeverinë është me 0 kosto. Janë 5 hapa të veprimit, plani i kërkesave për plan urbanistik, një kompani ndërkombëtare, themelimi i zyrës për përcjellje të projektit. Do të duheshin 7 vite për realizimin e këtij projekti. Kjo si praktike ekziston edhe në shtete të tjera të botës”, tha Alija, raporton EO.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se është e dhimbshme nëse Kosova nuk e shfrytëzon këtë mundësi

“Vendimi ka qenë shumë i mirëpritur kanë ardhur si propozim i zv.kryeministrit Pacolli. Por ne ende nuk kemi ardhur tek një model se si duhet bërë. Unë e kam shfrytëzuar rastin edhe kam kërkuar një mendim nga eksperti Uragan Alija. Do të ishte e dhimbshme që Kosova të mos e shfrytëzoj këtë mundësi të mos i vendos institucionet në një vend të dinjitetshëm”, u shpreh Haradinaj.

Ministri i Financave, Bedri Hamaza tha se toka e është e komunës ajo vendos se çfarë duhet të behet

“Në ekonomi asgjë fal nuk ka, edhe kjo nuk është falë. Ne e investojmë tokën. Pjesa më e madhe e saj është pronë komunale, prandaj si e tillë duhet të vendos komuna a dëshiron të ja jap pronën qeverisë apo do e përdor vet, dhe si e tillë nuk është krejt çështje e thjeshtë”, tha ai.

Ministri i Administratës, Mahir Yagcilar, ka kërkuar që të gjitha vendimet qeveritare.

Kryeministri Haradinaj, ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me nje investitor strategjik i cili do të investoj në Kosovë

“Një investitor strategjik i ka përmbush kriteret dhe ka kërkuar të mbahet takimi ndërministror të hënën. Investitori është serioz”, pohoi Haradinaj.

Të ngjashme