Prezantohet projekti i unazës së re në kryeqytet

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 14:48 | Nga

Projekti për segmentin e unazës së re në Tiranë, që do të bashkojë shkollën Teknologjike me shesh rrotullimin “Shqiponja”, pritet të fillojë së shpejti. Këtë e bëri të ditur sot zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, gjatë aktivitetit për prezantimin e projekteve të reja për kryeqytetin.

“Projekti ka përfunduar, është momenti kur bëhen ratifikimet e fundit për të përcaktuar elementët estetikë të mobilimit urban, pasi kjo do të jetë edhe një vepër, e cila do të ketë një impakt mjedisor më të mirë sesa të gjitha trakatet paraardhëse, si dhe do të ketë barriera për mbrojtjen zanore”, theksoi Shkreli.

Shkreli gjithashtu ka treguar se unaza e cila lidh shkollën Teknoligjike me sheshin Shqiponja do të përbëhet prej dy korsive vajtje-ardhje prej 11.5 metra.

“Pjesa e unazës që po bëjmë, lidh shkollën Teknologjike me sheshin Shqiponja dhe përbëhet prej dy korsive vajtje-ardhje prej 11.5 metra, të cilat në projektin e ri do të trajtohen në mënyrë ndryshe sikurse pjesa e unazës që bashkon shkollën Tekonologjike me pjesën e Kopshtit Botanik”, tregoi ai.

Tutje ai ka treguar se si do të jetë i përbërë ky projekt.

“Do të jenë tre korsi aktive sipas standareve evropiane. 2 nga 3.75 metra njëra dhe tjetër për emergjenca prej 3 metra. Do të ketë ndarje të trafikut me gjelbërim dhe do të ketë bankina 0.7 nga të dyja krahët dhe do të ketë secila nga antët rrugë dytësore me korsi secila 3.5 metra”, nënvizoi Shkreli.

Rrugët dytësore, shtoi ai do të ndërlidhen me këtë unazë nëpërmjet mbikalimeve dhe nënkalimeve të cilat do të bëjnë me ndërprerjen me rotonda. Por do të lejojnë një rrjedhje të qetë të trafikut.

“Kjo unazë gjeografikisht është e shkurtër 2.2 km, por nga pikëpamja kohore është shumë e gjatë në nivel kohor. Pajisja e unazës me rrugë dytësore. Kjo unazë do të përshkohet në kohë që nuk kalojnë 2 minuta”, shtoi më tej Shkreli duke shtuar se këto 2.2 km do bëhet për 20 minuta duke shkaktuar nervozizëm tek njerëzit, ndotje, zhurmë, amortizim të mjeteve dhe konsum financiar.

Sipas tij përfitimet nga ky investim janë të mëdha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme