Prifti Don Bardheci ka shkuar sot në Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA ku edhe u ka kërkuar atyre ndihmë për renovimin e Kishës katolike në Mitrovicë.
Kështu ka bërë të ditur TIKA përmes një postimi në Facebook.
“Sot në zyrën tonë kemi pritur priftin e Famullisë Katolike të Mitrovicës Don Bardhec Zymi, i cili kërkoi nga TIKA mbështetjen për renovimin e Kishës Katolike në Mitrovicë.Të nderuarin Don Bardhec Zymi e informuam lidhur me projektet të cilat jemi duke i realizuar pa diskriminim fetar, gjuhësor apo etnik me qëllim të vendosjes së stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së paqes në Ballkan dhe veçanërisht në Kosovë”, kanë shkruar ata.