Prindërit protestojnë ndaj një mësimdhënëseje në Prishtinë – marrin një përgjigje bumerang

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 17:55 | Nga

Disa prindër së bashku me fëmijët e tyre, nxënës të shkollës fillore “Emin Duraku”, protestuan në oborrin e kësaj shkolle për të shprehur indinjatën e tyre, siç thanë kundrejt arsimtares së Historisë në këtë shkollë e cila nuk u ka përfunduar notat këtyre nxënësve, raporton RTV 21.

Por, arsimtarja thotë se nxënësit nuk kanë vijuar mësimin fare dhe në këtë mënyrë nuk mund t’i notoj. Në drejtorinë e shkollës na bënë të ditur se do të formohet një komision për vlerësimin e këtyre nxënësve.

“Nuk jam që ja u fali notat se këta duan nota 5 dhe 4. Po fëmija që nuk e vijon mësimin nuk po më duket në rregull që ai duhet me kaluar kur shikoni vërejtët që i kanë me rend. Çdo orë kanë mungesa jo vetëm tek unë por edhe tek lendet e tjera”, ka thënë mësimdhënësja.

Të ngjashme