Prishtina është buzë titullit të parë në Superligë pas tetë vjetëve, pas fitores 2:1 kundër Feronikelit, ndërkohë që Ballkanit ka humbur çdo mundësi për të garuar për titull këtë sezon pas barazimit 1:1 me Dritën.
Prishtina e ka mundur 2:1 Feronikelin, ndërsa Drita dhe Ballkanit janë ndarë baras 1:1 në dy ndeshjet kryesore të javës së 34-të në Superligë të dielën.
Prishtina ka krijuar tani një epërsi prej pesë pikëve ndaj Dritës dhe prej shtatë pikëve ndaj Ballkanit, dy ndeshje deri në përfundim të sezonit 2020/21.
Kjo nënkupton bardhekaltrit mund ta sigurojnë titullin e parë që prej sezonit 2012/13 në ndeshjen e ardhshme kundër Gjilanit.
Drita mbetet ende në garë matematikisht, por Ballkani është jashtë saj edhe zyrtarisht.