Prishtina dhe Gjilani bëjnë një hap drejt finales

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Prishtina dhe Gjilani kanë fituar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Prishtina në udhëtim e mposhti Vushtrrisë 2-1.

Të parët që shënuan ishin futbollistët e Vushtrrisë përmes Henry Chibueze.

Prishtina e përmbysi rezultatin në dhjetë minutat e fundit falë dy golave të Endrit Krasniqit.

Fitoren në udhëtim arriti edhe Gjilani.

“Skifterat” e mposhtën Llapin 2-1.

Golat për ekipin mysafir i shënuan Granit Jashari dhe Përparim Islami.

Për Llapin, golin e vetëm e realizoi Trimror Selimi.

Të ngjashme