Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll. “Plisat” mposhtën Dritën me rezultat 3:1 në ndeshjen e cila u zhvillua në Antalya të Turqisë.
Qysh në minutën e tretë, Qëndrim Zyba realizoi me kokë për epërsinë e parë të “Plisave”, shkruan Gazeta Express.
Dritës iu nevojitën vetëm pesë minuta për t’u kundërpërgjigjur me anë të Kastriot Rexhës. Ai realizoi gol të lehtë pas gabimit të portierit, Eglant Haxho.
Në minutën e 21-të Besnik Krasniqi e riktheu epërsinë, duke e shndërruar në gol penalltinë.
Më ndeshja nuk prodhoi gola deri në minutat shtesë, kur Alban Shillova e vulosi fitoren e Prishtinës në minutën e 90+2.
Kjo është hera e 10-të që Prishtina e fiton Superkupën e Kosovës në futboll.