Prishtina jep tenderin për autobus kompanisë që ishte mbi 1 milion euro më e shtrenjtë

Prishtinë | 02 Sht 2016 | 11:28 | Nga

Kompania “Iveco Czech Republic, a.s.” është shpallur fitues nga Komuna e Prishës për furnizim me autobusë të rinj për “Trafikun Urban”. Nga katër ofertues, aq sa ka pasur për këtë tender, “Iveco” ka qenë e treta më çmimin më të shtrenjtë.

Kompania “Iveco Czech Republic, a.s.” është shpallur fitues nga Komuna e Prishës për furnizim me autobusë të rinj për “Trafikun Urban”. Nga katër ofertues, aq sa ka pasur për këtë tender, “Iveco” ka qenë e treta më çmimin më të shtrenjtë.

Lajmi.net ka mësuar se kompania “Iveco” është më e shtrenjtë se dy kompanitë tjera për rreth 1.1 milion euro. Oferta e kompanisë “Iveco” ka qenë 5 milion e 922 mijë euro. Ndërsa, oferta e City Transport Group LTD, ka qenë 4 milionë e 800 mijë euro. Kompania e cila ka ofertuar me çmimin e dytë më të ulët është kompania “Albimi Higer”, me 4 milionë e 900 mijë euro.

Me çmimin më të lartë ka qenë oferta e “Solaris Bus & Coaxh S. A.”, me 6 milion e 600 mijë euro.

Realizimi i këtij tenderi nuk pritët ta zgjidh problemin, pasi që Komuna ka paraparë të fusë në trafik edhe autobusë të kompanive private.

Komuna e Prishtinës ka hezituar të jep çfarë do informate lidhur me këtë tender, ndërsa zyrtarë të Ndërmarrjes “Trafiku urban” kanë thënë se shumë shpejtë do ta bëjnë publike emrin e festuesit, ndërsa kanë thënë se nuk ka qenë kriter për vlerësim oferta me çmimin më të lirë.

Para pakë ditësh, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se “menjëherë pasi e ka aprovuar Kuvendi i Kosovës garancionin për kredinë e autobusëve në Prishtinë, është shpallur edhe fituesi i tenderit”. Ndryshe ka deklaruar, Kryeshefi ekzekutiv i NP “Trafiku Urban”, Halil Mustafa. Ai ka thënë që fituesi është shpallur para rreth një viti, por ka hezituar të jap emrin.

Sipas njoftimit për kontratë, që Komuna e Prishtinës e ka bërë në ueb-faqen e vetë, thuhet se Furnizimi me Autobusë Dizel përfshin prokurimin e 30 autobusëve dizel me hyrje të ultë dhe në përputhje me standardin EURO VI, si edhe pjesët rezervë të detyrueshme dhe pjesët e materialit harxhues, me dorëzim opcional të 21 autobusëve tjerë shtesë me hyrje të ulët dhe sipas standardit EURO VI së bashku me pjesë rezervë të detyrueshme dhe të pjesëve të materialit harxhues.

Për ta realizuar këtë iniciativë, Komuna Prishtinës në emër të “Trafikut urban” ka kërkuar hua nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej mbi 10 milion euro. Ndërkaq, marrëveshjen për garanci shtetërore, e cila garanton kredinë është nënshkruar edhe nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe është miratuar nga Kuvendi.

Në komisionin vlerësues, kanë marrë pjesë, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, si kryesues i komisionit. Pastaj nga Komuna anëtarë kanë qenë Hebim Qorraj dhe Zeke Bardhaj, Kujtim Berbatovci nga “Trafiku Urban” si dhe Agim Dedaj nga “Solaris Bus&Coach S.A”.

 

Të ngjashme