Prishtina me aktivitete të shumëta për fundvit

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Prishtina për fundvit do të jetë e mbushur me aktivitete për fundivit. Për 28 ditë dhe net do të ketë muzikë, tregu i fundvitit, shtepizat e të tjera.

Përveç 19 shtëpizave në sheshet kryesore do të ketë edhe pista e patinazhit.

Aktivitetet do të fillojnë sot nga ora 20:00 deri në natën e ndërrimit të vitit.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook.

“Prishtina është gati! 

Këtë dhjetor për 28 ditë e natë, në pritje të Vitit të Ri, të ofrojë atmosferë të ngrohtë festive,  muzikë e aktivitete të ndryshme për të gjithë. Nuk mungon as Tregu i Fundvitit!

Të gjitha do të ndoshin në dy sheshet kryesore të Prishtinës!

Zona 1 / Sheshi “Skenderbeu”
Me 25 shtëpiza, bredhi i madh dhe performancat e pasdites;

Zona 2 / Sheshi “Zahir Pajaziti”
Me 19 shtepiza dhe me performancat e mesdites dhe patinazhi.

Sonte prej orës 20:30, ju mirëpresim të gjithëve që së bashku të shënojmë”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme