Në kuadër të reformës për menaxhimin e mbeturinave, komuna e Prishtinës ka filluar ta bëjë edhe faturimin për këtë shërbim. Si rrjedhojë, qytetarët do të pranojnë faturat e mbeturinave në shtëpitë e tyre një herë në tre muaj, transmeton Ekonomia Online.
Këto fatura mund të paguhen në sportelet e komunën, në pikat e Postës së Kosovës (pa provizion), si dhe në bankat komerciale. (http://prishtinaonline.com/prishtina-e-paster )
Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për medie njofton se për borxhet e vjetra që janë grumbulluar, qytetarët duhet të drejtohen ne kompaninë “Pastrimi”.
“Nëse nuk paguhen 3 këste të njëpasnjëshme, Komuna aplikon masa administrative ndaluese për shërbimet që ofrohen në drejtoritë si në vijim:
– Drejtoria e Kadastrit
– Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit
– Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim
– Drejtoria e Financave
– Drejtoria e Pronës
– Drejtoria e Inspekcionit
– Zyra e Prokurimit”, thuhet në komunikatë.
Në linkun në vijim, mund ta shkarkoni online faturën tuaj: https://prishtina.smm-ks.com/p