Sot, klubi i Prishitnës në futsal ka bërë përgatitjet e fundit për duelin e shumëpritur ndaj Barcelonës.
Për këtë duel, i kushtoi një artikull edhe e përditshmja spanjolle, “Marca”, e cila raportoi për vizitën e klubit Prishtinas tek varrezat e Adem Jasharit dhe Fadil Vokrrit, ku u përmend edhe një histori e shkurtër e luftës në Kosovë, poa shtu nuk u la pa u përmendur edhe dueli ndërmjet Kombëtares spanjolle dhe asaj kosovare që do të zhvillohet me 31 mars të këtij viti, transmeton lajmi.net.
Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Prishtinës do të zhvillohet sot në orën 18:30 në kuadër të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve në Futsal.