Prishtina stoliset me flamuj të Kosovës për festën e Pavarësisë

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 10:11 | Nga Adelina Sefaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 16-të vjetorit të shënimit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sheshet e Prishtinës janë dekoruar me flamuj të Kosovës dhe atij kombëtar. Flamuj pati edhe të shtetit mik, Amerikës. Për këtë datë janë organizuar disa aktivitete nga institucionet shtetërore, si homazhe e aktivitete kulturore, raporton Ekonomia Online.

Kjo festë pritet të shënohet në çdo komunë të Kosovës, pasi kanë paralajmëruar edhe aktivitete të ndryshme kulturore.

Ndërsa, disa qytetarë të anketuar nga Ekonomia Online, në sheshet e kryeqytetit mirëpresin vendosjen e flamujve në sheshe dhe rrugë.

Të ngjashme