Pas kualifikimit në një të tetën e finales të FIBA Europe Cup, te Z Mobile Prishtina menjëherë kanë nisur të mendojnë për kundërshtarin që i pret në këtë fazë.
Prishtina të mërkurën mbrëma konfirmoi kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të kësaj gare me triumfin ndaj Pinar Karshiyakas me rezultatin 82:7), shkruan sot Koha Ditore.
Me këtë fitore Prishtina u rendit e treta në Grupin I, që pas zhvillimeve të reja i mjaftoi për të avancuar, kurse të enjten ka mësuar emrin e kundërshtarit në 1/8 e finales, pas tërheqjes së shortit.
Prishtina do të përballet me ekipin elitar të Italisë, Pallacanestro Varese, që fazën e dytë grupore e përfundoi në pozitën e dytë në Grupin K me bilanc të njëjtë si Prishtina – dy fitore e katër humbje.
Me një të tetën e finales nis faza nokaut, ndërsa zhvillohen dy ndeshje, një në shtëpi e një në udhëtim. Ndeshjen e parë Prishtina do ta luajë më 6 mars në shtëpi, kurse të kthimit pas një jave (13 mars) në Itali. Në rast se eliminon Varesen, atëherë në çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Donar Groningen – Filou Oostende.