FC Prishtina ka shënuar fitore 2:0 ndaj Llapit, për të marrë kryesimin në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni aktual Trepça ’89 ka mposhtur Vëllaznimin 1:0.
Skuadra e madhe kosovare, Prishtina e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin pranveror, duke mposhtur Llapin me rezultat 2:0.
Vendësit arritën që të mposhtin kampionin vjeshtorë, fitore kjo që u siguroi pozitën e parë në tabelë.
Golat për Prishtinën i shënuan Bozovic dhe Egzon Sinani (autogol).
Pas kësaj fitoreje Prishtina ka 35 pikë në vendin e parë, ndërsa Llapi bie në vendin e dytë më 34 pikë.
Drita ka fituar ndeshjen shumë të vështirë ndaj Feronikelit me rezultat 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Gerbeshi.
Pas kësaj fitoreje Drita mbetet në vendin e tretë më 33 pikë, dy më pak se sa Prishtina në vendin e parë. Feronikeli mbetet në vendin e shtatë më 28 pikë.
Në ndeshjen tjetër mjaft interesante, kampioni aktual Trepça ’89 ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Idrizi në minutën e 49.
Trepça ’89 tashmë ngritët në vendin e pestë më 30 pikë, pesë më pak se Prishtina, ndërsa Vëllaznimi mbetet në vendin e nëntë më 25 pikë.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate: