Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se dje në kryeqytet rreth orës 20:30 minuta një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Të njëjtës ai i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, megjithatë, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.
“I dyshuari mashkull K/shqiptar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, e njëjta nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.