Prishtinasi gënjen dhe bën panik në rrjetet sociale se e ka Coronavirusin

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Një banor nga Prishtina është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Për shkak të ‘Keqpërdorimit të sinjalit të fatkeqësisë apo rrezikut’, një person është arrestuar në Prishtinë në rrugën ‘Kadri Zeka’.

Personi i arrestuar shpërndante panik dhe gënjente se ka dalur pozitiv me COVID-19 dhe e ka Coronavirusin.

Krejt këtë ai e ka bërë përmes rrjeteve sociale, ndërkaq me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka gënjyer se është testuar dhe ka dal pozitive me sëmundjen COVID-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme