Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 23:00.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.