Prishtinasja e lajmëron në polici personin që e ngacmonte përmes rrjeteve sociale

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë në Prishtinë ka lajmëruar mbrëmë në polici një person, pasi që i njëjti sipas saj e ka ngacmuar përmes rrjeteve sociale.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se sipas saj personi në fjalë vazhdimisht i ka shkruar fjalë shqetësuese përmes rrjeteve sociale.

Rasti po hetohet nga policia.

“Me 06.06.2019 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se nga data e cekur një person i panjohur përmes rrjeteve sociale vazhdimisht është duke i shkruar fjalë shqetësuese. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relavante”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme