Prishtinë, arrestohen tre të mitur

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 09:34 | Nga

Të martën në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar të moshës së mitur, të cilët pas një mosmarrëveshjeje me tre viktima të tjerë të mitur, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimave, por pa ndonjë pasojë.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme