Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se me thikë ka therur një tjetër.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me thikë ka therur viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e policisë.