Prishtinë, e rrah vajzën e vet, ajo e lajmëron policinë

Prishtinë | 30 Tet 2022 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar në fshatin Reshtan të Suharekës, pasi që në veturë dhe në shtëpi iu janë gjetur dhe sekuestruar 3 kilogramë e 693.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 105.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1 tabletë e dyshuar si substancë narkotike, 3 armë zjarri, 2 karikator, 54 fishek, 1993.10 euro, 200 lek, 30 franga, 30 funta, 1 dollar, 3 telefona celularë, 1 veturë, 6 peshore digjitale dhe 3 mullinjë (gridera), pas hetimeve disa mujore të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi-2”.

Gjetja dhe sekuestrimi u bë në veturën e dyshuar të tipit Mercedes, ngjyrë e zezë,  me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (K. P.) dhe pasagjer ishte i dyshuari tjetër (D. K.).

Pas kësaj, në Prishtinë është realizuar kontrollë tjetër në objektet e banimit të të dyshuarve, adresa të gjitha në Prishtinë dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

– Në rrugën “Muharrem Fejza” në shtëpinë e të dyshuarit (D. K.), janë sekuestruar: 1525.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një armë zjarri me gaz, një peshore digjitale dhe 160 euro para kesh të dyshuara të jenë fallco.

– Në rr.”Muhamet Qame” në banesën e të dyshuarit (E. H.) janë sekuestruar; 711.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, një peshore digjitale dhe një telefon celular.

– Në rr.”Ahmet Gashi” në banesën e të dyshuarit (K. P.) janë sekuestruar: 688.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një tabletë narkotike e dyshuar e llojit EXTASY, dy peshore digjitale, një armë e gjatë AK 47 me dy karrikator dhe 38 fishekë,  një armë e gjatë (pushkë) me 5 fishekë dhe 11 fishekë tjerë, etj, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme