Sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri por nuk ka persona të lënduar, transmeton Ekonomia Online.
Këtë për Ekonomia Online e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse në Drejtorin Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Ajo deklaroi se policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti.
“Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pas shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar”.
“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, ka pohuar Ahmeti.