Një person ka hyrë me thikë në një market në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.
Me këtë rast ka kërcënuar arkëtaren duke i kërkuar 50 euro, të cilat edhe i ka marrë.
Kështu për Klan Kosova tha Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 17:30 është marrë informata se në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, një arkëtare e një marketi është kanosur me një mjet të mprehte nga një person i dyshuar, i cili i ka kërkuar nga ajo 50 euro, dhe të njejtat i ka marrë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filkuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore”.