Prishtinë: Një burrë bëhet për spital pasi u sulmua nga gruaja e tij

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka raportuar që një person, mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Këtë njoftim PK’ja e ka bërë përmes raportit të saj të përditshëm ku ka shtuar edhe se, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Tutje njoftohet edhe që me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe se, ky rast ka ndodhur në Prishtinë.

‘‘DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë, 16.01.2023 – 16:00. Viktima mashkull  kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar policia.

Të ngjashme