Prishtinë: Një grua raporton se është dhunuar nga një burrë i Maqedonisë Veriore

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur dhe dhunuar disa herë nga një person, shtetas i Maqedonisë Veriore.

E njëjta ka deklaruar se i dyshuari ndodhet në një shtet tjetër.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM /Prishtinë NN – NN. Viktima femër kosovare e mitur në prezencën e PQS-së ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në një shtet tjetër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme