Prishtinë: Policia shtie në drejtim të veturës për ta ndaluar

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 17:54 | Nga

Policia është detyruar që të shtijë me armë zjarri në gomat e një veture për ta ndalur atë.

Ngjarja ka ndodhur sonte në Prishtinë në lagjen Kodra e Trimave.

Gomat e veturës së dy të rinjve janë shpërthyer nga plumbat e armëve të policisë pasi ata nuk iu kanë bindur urdhrave të policisë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e konfirmoi rastin për Kallxo.com.

Ajo tha se njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme