Prishtinë: Serbi ia drejton armën kosovarit, arrestohet

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar të shtunën një person i cili dyshohet se ia ka drejtuar armën një personi tjetër

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, ku i dyshuari i komunitetit serb ka manipuluar armën dhe ia ka drejtuar viktimës së komunitet shqiptar.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar arma me gjashtë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme