Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të zyrave të EULEX-it

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:48, në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe se nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.

“Ju njoftojmë se me 8.11.2020 ora 10:48 rr.Arbnor e Astrit Dehari, Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri në drejtim te viktimes m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lenduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rast”.

Të ngjashme