Prishtinë: Tre persona ia grabisin postierit veturën, dy telefonat dhe paratë

Prishtinë | 15 Maj 2022 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë grabitur nën kërcënim të armës një postier në fshatin Ballaban të Prishtinës, përderisa ky po kryente punën e tij.

Të dyshuarit ia morën postierit veturën, dy telefonat si dhe të holla, pasditen e së shtunës.

Pas hetimeve nga policia, vetura është gjetur dhe iu është kthyer viktimës.

Ndërkohë, të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, njofton policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme