Prishtinë: Tre shtetas të huaj tentuan të vjedhin në një lokal, arrestohen nga policia

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 22:15 në Prishtinë, policia ka arrestuar tre shtetas të huaj që dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një lokal.

Të arrestuarit janë shtetas Algjerian, Marokien, dhe të Libisë.

Të dyshuarit e kishin thyer xhamin e një lokali duke tentuar të kryenin vjedhjen

VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

Prishtinë 26.12.2020 – 22:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas Algjerian, Marokien dhe të Libisë për shkak të dyshimit se kishin tentuar të kryenin vjedhje në lokalin e viktimës mashkull kosovar të cilit lokal ja kishin thyer xhamin. Njësitë policore, të dyshuarit i kanë arrestuar në vendin e ngjarjes të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme