Pritje deri në vitin 2019 për një rezonancë magnetike

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 09:00 | Nga

Rezonanca magnetike në QKUK, e cila edhe është e vetmja në Kosovë, por që tashmë më shumë se një javë ka qenë jashtë funksionit, ditën e djeshme është rinovuar dhe ka filluar punën prapë. Gati dy milionë kosovarë varen nga kjo aparaturë, e cila diagnostikon sëmundje të ndryshme.

Pacientëve të cilët shkojnë tani për ekzaminim mjekësor u duhet të presin deri në vitin 2019 për ta bërë këtë ekzaminim, kjo pasi listat e pritjeve shkojnë gati deri në një vit.

Shefi i Klinikës së Neuroradiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Ahmetgjekaj, ka thënë për “Zërin” se qytetarët presin për diagnostikim të sëmundjeve deri në 10 muaj.

“Nuk e di saktësisht, por ka qenë diku deri në 10 muaj lista e pritjeve. Në përgjithësi është e pamundur të punohet me një rezonancë magnetike në shërbimin publik, është e pamundur kur për ekzaminim për një pacient duhen së paku 20 deri në 30 minuta kohë. Në dy orare të punës është i pamundur ekzaminimi për 1 milion e 800 mijë banorë”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe pse është bërë një projekt për zvogëlimin e listave të pritjes, prapë pacientët duhet të presin me muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme