Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë diskutimit për pritjet në kufi në mbledhjen e qeverisë, tha se ai beson që fillimisht duhet të merret parasysh siguria në komunikacion.
“Besoj që mekanizmat e tjerë e kanë parasysh fillimisht sigurinë në komunikacion dhe pastaj edhe për lehtësirat në pritjet në pikat kufitare”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, tha se pritjet janë të shkaktuara nga pala serbe, jo nga ajo kosovare, raporton Ekonomia Online.
“Në pjesën kosovare pritjet janë nga 3 në 5 minuta. Pritjet vijnë si rezultat i kontrollit në territorin e Serbisë. Fluksi më i madh ku aktualisht është, kemi përdorë masat lehtësuese. Realisht nuk kemi shqetësim sa i përket pikave kufitare”.