Po vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, pritjet në pikën kufitare në Merdarë nga ana e Serbisë janë deri në tetë orë.
Ndërsa në Mutivodë pritjet janë deri në katër orë, por gjendja më e mirë është në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardh dhe Muçibabë ku pritjet nuk shkojnë më shumë se 40 minuta.
Mërgimtarët janë ankuar edhe për procedura të shumta, që po i bën pala serbe në dhënien e disa dokumenteve për të kaluar kufirin.
Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën e institucioneve që të ndërmarrin masa për të zhbllokuar situatën.
Ndërsa pritje të gjata ka edhe në kufirin Kroaci-Serbi kanë njoftuar qytetarët qe po presin atje.