Në Prizren, dje dy familje janë rrahur në mes vete pas një mosmarrëveshje, të përfshira ishin pesë burra dhe dy gra.
Të lënduar janë të dyshuarit dhe një grua (viktimë) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor
Sipas raportit 24 orësh të policisë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.