Prizren, policia inicion katër raste për mos respektim të masave ndaj pandemisë

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se 4 raste janë iniciuar në Prizren, për mosrespektim të masave ndaj pandemisë.

Sipas raportit 24 orësh, një rast ka të bëjë me organizim të ahengut familjar, ndërsa tri të tjerat kanë të bëjnë me mos respektim të orarit të lëvizjes

Prizren 18.08.2020 – 01:30. Janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 17.08.2020 – 21:30. Është iniciuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka organizuar aheng familjar. Të pranishmit janë shpërndarë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

 Prizren 17.08.2020 – 22:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 18.08.2020 – 22:53. Është shoqëruar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme