Prizrenasi merr lëndime të rënda në këmbë derisa ishte duke punuar me moto kultivator

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore në fshatin Zhur derisa ishte duke punuar me moto kultivator.

Ky person gjatë punës së tij ka marrë lëndime të rënda në të dy këmbët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhur të Prizrenit, dje rreth orës 13:30.

“Fsh. Zhur, Prizren 08.02.2020 – 13:30. Viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar me moto kultivator (me freza), ka pësuar lëndime trupore në të dy këmbët”, deklarojnë nga Policia.

 Viktima është dërguar në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme