Komisioni për Integrime Evropiane me katër vota për ka kaluar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj dhe Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit, të cilat janë përcjellë për votim në seancën plenare, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se tha se plotësim ndryshimi i Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj nuk rregullohet në mënyrë specifike më legjislacion të BE.
“Ky projektligj ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. Ka tre nene dhe nuk ka ndonjë amendamente nga komisioni funksional. Lidhur me përafrimin me legjislacionin e BE-së, ky projektligj nuk rregullohet në mënyrë specifike me legjislacionin e BE-së…Me katër vota për, dhe dy abstenime kalon projektligji”, ka thënë ajo.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dritoni Hyseni, ka thënë se ky projektligj synon në mënyrë të avancuar mbrojtjen e konsumatorit.
“Projektligji synon në mënyrë më të avancuar mbrojtën e konsumatorit duke përfshirë listën e direktivave kryesore evropiane që janë të aplikueshme për mbrojtjen e konsumatorit. Dhe meqë i tillë nuk bie ndesh me ligjet e BE-së”, ka thënë ai.
Krasniqi tha se me katër vota për dhe dy abstenime ka kaluar për votim në seancë Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit.