Ministria e Shëndetësisë nuk po mund të përfundojë procesin e tenderimit të barnave të Listës Esenciale me kohë.
Edhe pse disa procedura kanë nisur, ka më shumë se gjashtë muaj që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ende nuk e ka përmbyllur procesin që do t’ia mundësonte MSH-së nënshkrimin e kontratës, shkruan Koha Ditore.
Tenderi për citostatikë për herë të katërt është duke u trajtuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit. OSHP-ja po jep vendim herë për një kompani e herë për tjetrën.
Për këto arsye është bllokuar furnizimi me barna dhe për një kohë pacientët nuk do të kenë në dispozicion së paku dy citostatikë, barna që përdoren për trajtimin e kancerit.
Në dy lote për dy citostatikë eksperti i OSHP-së pretendon që Ministria e Shëndetësisë ka bërë shkelje.