Në një konferencë për shtyp në internet, presidenti i kompanisë, Teshirogi Isao, tha se nëse lejojnë kushtet, ata mund të përfundojnë prodhimin e vaksinës kundër COVID -19 këtë vit dhe ta hedhin atë në treg.
“Kompania dëshiron të kontribuojë për të mbajtur nën kontroll pandeminë COVID-19 sa më shpejt të jetë e mundur përmes investimeve të forta”, tha Teshirogi.
Nëse prodhohet dhe hidhet në treg, vaksina Shionogi do të jetë vaksina e parë kundër COVID-19 e prodhuar në Japoni.
Agjencia Kyodo njoftoi se prodhuesi japonez është në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë për rregullimin e testeve që përfshijnë përcaktimin e efektit dhe sigurisë së vaksinës.
Shionogi ka përfunduar linjën e prodhimit për sasinë e dozave që do të mbulojnë vaksinimin e dhjetë milionë njerëzve në vit. Kompania synon të rrisë kapacitetin e linjës së saj të prodhimit.