Kompanitë ftojnë të vizitohet Panairi, sepse “në Kosovë prodhohet”

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 17:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Më shumë se 100 kompani nga Kosova dhe rajoni po i prezantojnë produktet e tyre në Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2016”, i cili u hapur sot nën organizimin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Prodhuesit vendës mirëpresin organizimin e panaireve të tilla që përveç prezantimit të produkteve para qytetarëve, shpresojnë të gjejnë bashkëpunim me kompanitë e huaja dhe të shtrihen në tregjet e jashtme.

Prodhuesit falë rritjes së cilësisë së prodhimeve dhe certifikimit me standarde ndërkombëtare presin shtim të volumit të eksportit.

Shaqir Palushi, nga kompania prodhuese “Relax”, ka theksuar se nga ky panair presin që të dalin më të fuqishëm si kompani por edhe më të fortë me konsumatorët.

shaqir palushi1

“Çdo prodhues ka nevojë për një gjë të tillë, jemi në pritje edhe të ndonjë partneri nga jashtë. Presim që ky Panair të vizitohet edhe nga partnerë të mundshëm nga jashtë. Kompania jonë 40 për qind të sasisë totale e eksporton, jemi në 25 vende prezent, ndërsa vetëm këtë vit kemi filluar të eksportojmë në shtatë vende”.

“Tendenca jonë është që sasia dhe volumi i eksportit të rritet dhe ky raport të ndryshoj në të mirë eksportit, sepse potencialet ndryshojnë natyrisht edhe kualiteti. Shpresojmë se shumë shpejtë këto objektiva t’i arrijmë”, ka thënë Palushi.

Fusha: Edhe në Kosovë po punohet dhe po prodhohet

Irfan Fusha, pronar i kompanisë “ABI”, e cila merret me grumbullimin e pemëve dhe perimeve thekson se qytetarët duhet të vizitojnë panairin për të parë se edhe në Kosovë punohet dhe prodhohet.

irfan fusha abi

“Këto panaire janë të mirëseardhura, sepse ne presim të prezantojmë produktet tona, gjithmonë kemi produkte të reja që mund të paraqesim nëpër panaire, por bashkërisht presim edhe blerësit dhe furnitorët tonë të na vizitojnë të jenë direkt në kontakt me produktet vendore, kështu që mos të mendojnë që në Kosovë nuk po punohet asgjë, por edhe në Kosovë po punohet edhe po prodhohet”, tha Fusha, për Ekonomia Online.

“Sivjet ishte një kualitet shumë i mirë i këtyre produkteve, por edhe mund të mburremi më këto produkte, por edhe duke ju falënderuar Ministrisë së Bujqësisë dhe USAID-it që kanë dhënë grante posaçërisht fermerëve apo bujqve. Sivjet e kemi rritjen e kapaciteteve tona por edhe kualitetin shumë të mirë”.

Fusha ka theksuar se qe 10 vjet eksportojnë jashtë vendit dhe se vazhdimisht janë duke e rritur eksportin.

Pajazitaj: Presim kontakte për të pasur qasje në tregjet e jashtme

esat pajaziti

Ndërsa, Esat Pajazitaj nga kompania “DEA Premium”, ka theksuar se ky panair është i mirëseardhur për dhe është një mundësi e mirë për të krijuar kontakte.

“Kemi nevojë me u shtri në treg më tepër, përafërsisht nuk jemi të kënaqur. Jemi duke u rritur për ditë sepse kemi bërë investime, jemi duke u zhvilluar dhe duke u bërë sa më profesional në këtë aspekt. Prej këtij panairi presim kontakte për me pas qasje edhe në tregje të jashtme, kemi edhe kërkesa nga jashtë, ku më herët patëm një person nga Greqia”, ka theksuar Pajazitj.

Duraku: Produktet tona edhe ne vendet arabe

faton duraku amo

Pjesëmarrës në panair është edhe kompania prodhuese “Amo”, e cila po prezanton shumë artikuj që janë risi për tregun vendor dhe më gjerë.

“Risi kemi tortën ‘Nora’… Nga ky panair presim vizita të shumta të qytetarëve dhe besoj të shtrijmë tregun edhe më gjerë. Kemi transport të mjaftueshëm për vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian. Kompania ‘Amo’ në vazhdën e saj ka gjithmonë risi”, ka thënë Faton Duraku nga kompania “Amo”.

Ai ka treguar se së fundi janë pajisur me certifikatën “Hallall që shpresojnë të eksportojnë edhe në vendet arabe për të cilat është e kërkuar një certifikim i tillë.

Në panair të cilin po marrin pjesë më shumë se 100 kompani të ndryshme do të jetë i hapur deri më 1 tetor.

Kryeministri Mustafa: Produktet bujqësore të Kosovës, konkurrente në tregun evropian

Kryeministri Mustafa: Produktet bujqësore të Kosovës, konkurrente në tregun evropian

Të ngjashme