Profesorë të UBT-së në trajnimet për betonin të organizuara nga kompania “Penetron” në Greqi

Prishtinë | 28 Mar 2023 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të inovacioneve në fushën e ndërtimtarisë nga aplikimi për përmirësimin e vetive të betonit deri te riparimi i strukturave, janë prezantuar në detaje pjesa teorike, aplikative dhe metodat e testimeve në laboratorët që janë krijuar për testimin e të gjitha këtyre produkteve në Athinë të Greqisë, ku është edhe qendra për trajnime të vazhdueshme rreth betonit nga kompania “Penetron”.

Si përfaqësues të UBT-së në këto trajnime kanë marrë pjesë dekani i Fakultetit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë,Muhamet Ahmeti, prodekani Visar Krelani dhe profesori Driton Kryeziu, të cilët të njëjtat eksperienca do t’i prezantojnë në Kosovë në kuadër të ligjëratave dhe ushtrimeve laboratorike.

Kompania “Penetron” dhe dega në Kosovë “Penetech” po realizojnë studime dhe hulumtime rreth jetëgjatësisë dhe cilësisë së betonit në laboratorin e materialeve në UBT dhe po ashtu kanë përkrahur aktivitetet e Akademisë Verore dhe të Panairit të Materialeve në UBT.

Të ngjashme