Profesori amerikan: Barrikadat u hoqën për t’u vendosur sërish

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Tensionet në veri të Kosovës nuk janë kapërcyer në një mënyrë për të siguruar stabilitet, por përkundrazi të ftojnë paqëndrueshmëri të vazhdueshme, thotë Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës shef i misionit të OSBE-së në Kosovë. 

“Mund të presim një qetësi të caktuar për një kohë, derisa Aleksandar Vuçiq të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë. Mbi të gjitha, ai dëshiron të ruajë levën që ka mbi Kosovën, sepse ajo ruan pushtetin e tij”, thotë Joseph, duke shtuar se përderisa “loja e Vuçiqit” nuk kuptohet, nuk do të ketë përparim për Kosovën, vetë Serbinë dhe demokracinë e saj dhe gjithë rajonin.

“Ato barrikada, që fatmirësisht janë hequr, janë vetëm metaforë, sepse ka ‘barrikada gjigante’ mes Serbisë dhe Kosovës. Ka edhe ‘barrikada’ në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE). këto ‘barrikada’ shërbejnë si ‘urë’ midis Serbisë dhe Rusisë”, thekson Jozef, për Radio Evropën e Lirë në gjuhën serbe.

“Barrikadat hiqen në mënyrë të tillë që të mund të vendosen përsëri shumë lehtë. Pra, kjo nuk është një zgjidhje e mirë. Është një tjetër dëshmi se si Aleksandar Vuçiq manipulon SHBA-në dhe BE-në duke përdorur levën e pushtetit që Serbia ka mbi Kosovën.

Të ngjashme