Kandidati për anëtar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), Mentor Sopjani, të cilin komisioni për vlerësimin e dokumentacioneve ia kishte rekomanduar ministrit Shyqiri Bytyqi për këtë pozitë, i ka drejtuar ankesë Komisionit parlamentar për Arsim, shkruan sot Koha Ditore.
Për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve nga ana e ministrit, Sopjani i ka drejtuar ankesë edhe Komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve.
Sopjani, i cili është profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, pretendon se edhe pse i kishte plotësuar kriteret, ministri nuk e mori për bazë. Ai konsideron se procesi i emërimit të anëtarëve të Këshillit ishte kurdisur më herët.