Profesori që s’e zgjodhi ministri në Bord të Akreditimit ankohet në Komision parlamentar

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 08:23 | Nga

Kandidati për anëtar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), Mentor Sopjani, të cilin komisioni për vlerësimin e dokumentacioneve ia kishte rekomanduar ministrit Shyqiri Bytyqi për këtë pozitë, i ka drejtuar ankesë Komisionit parlamentar për Arsim, shkruan sot Koha Ditore.

Për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve nga ana e ministrit, Sopjani i ka drejtuar ankesë edhe Komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve.

Sopjani, i cili është profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, pretendon se edhe pse i kishte plotësuar kriteret, ministri nuk e mori për bazë. Ai konsideron se procesi i emërimit të anëtarëve të Këshillit ishte kurdisur më herët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme